Lidhje

Irak: 12 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në qytetin e Samarës


Irak: 12 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në qytetin e Samarës
Irak: 12 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në qytetin e Samarës

Në Irak, zyrtarët thanë se një autor sulmi vetëvrasës me bombë ka aktivizuar sot një bombë në një makinë pranë ndërtesave të policisë në qytetin e Samarës, duke vrarë 12 oficerë dhe duke plagosur të paktën 22 persona. Zyrtarët thanë se në ndërtesë ndodheshin njësia policore e përgjigjes së shpejtë. Autoritetet irakiane i vendosën ekipet e policisë speciale në Samarë për të forcuar sigurinë me rastin e pelegrinazhit shiit në fillim të muajit. Në Samarë gjendet një xhami me një kupolë të lyer me flori, që i dedikohet një imami shiit të shekullit të 9-të.

XS
SM
MD
LG