Lidhje

Zbulime të reja mbi emigrimin e Homo Sapiensve nga Afrika

  • Zëri Amerikës

Zbulime të reja mbi emigrimin e Homo Sapiensve nga Afrika

Zbulime të reja mbi emigrimin e Homo Sapiensve nga Afrika

Arkeologët izraelitë bënë dje një njoftim shumë të papritur dhe entuziazmues për shkencën dhe në veçanti studimet e evolucionit të njeriut.

Sipas ekspertëve që punojnë në gërmime arkeologjike në një shpellë në qendër të Izraelit, në zonë janë gjetur shenja të ekzistencës së njeriut modern - homo sapiens, që datojnë afro 400 mijë vjet më parë. Bëhet fjalë vetëm për segmente të vogla skeleti dhe dhëmbë të një specieje homo sapiens, por këto zbulime mund të revolucionarizojnë analizën e evolucionit dhe përhapjes së njeriut modern në botë.

Deri tani mendohej se njeriu modern - homo sapiens emigroi nga Afrika rreth 200 mijë vjet më parë dhe u përhap fillimisht në Azi e më pas në kontinente të tjera. Me zbulimet e reja, thonë shkencëtarët izraelitë, del se njeriu modern evoloi dhe filloi të popullojë kontinente të tjera qindra mijëra vjet më parë. Një ekspert i respektuar i studimeve para-historike në Universitetin e Kembrixhit thotë se është ende herët të spekulohet që kockat dhe dhëmbët e gjetur i përkasin njeriut modern dhe se ato mund të jenë mbetje të kushërinjve tanë më të lashtë - Neandertalëve.

XS
SM
MD
LG