Lidhje

Forcat izraelite kanë kapur një anije irlandeze që po çonte ndihma në Gaza

  • Zëri Amerikës

Forcat izraelite hipën në bordin e një anijeje transporti që po çon ndihma në Rripin e Gazës pasi ekuipazhi nuk përfilli paralajmërimet për të ndryshuar kursin e lundrimit.

Ushtria izraelite tha se aktivistët pro-palestinezë në bordin e anijes irlandeze Rachel Corrie nuk bënë asnjë rrezistenzë kur trupat kapën anijen sot.

Anija është e ngarkuar me 20 tonë ndihma dhe në grupin e aktivistëve ndodhet edhe një laureat i Çmimit Nobel të Paqes.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanijahu i ka udhëzuar forcat izraelite që të mos i prekin aktivistët. Këto forca po e shoqërojnë anijen për në portin jugor izraelit të Ashdodit për inspektim.

Izraeli i ka dhënë urdhër anihes të shkojë në portin e tij jugor të Ashdodit, ku ndihma do të inspektohet nga zyrtarë irlandezë dhe të Kombeve të Bashkuara dhe pastaj të dërgohet në Gaza.

Kjo është përpjekja e dytë brenda një jave e Lëvizjes për Lirinë e Gazës për të dërguar ndihma në Gaza. Të hënën, 8 turq dhe një amerikan me origjinë turke u vranë pasi komandot izraelite zbritën nga helikopterët në bordin e anijes së tyre.

XS
SM
MD
LG