Lidhje

Izraeli paralajmëron anijen e ndihmave të mos thyejë bllokadën


Izraeli ka paralajmëruar një anije me ndihma libiane për Rripin e Gazës, që të mos përpiqet të sfidojë bllokadën detare izraelite ndaj këtij territori palestinez. Zyrtarët izraelitë thanë se anija mund ta shkarkojë ngarkesën e saj në një port egjiptian, por nëse përpiqet t’i afrohet Gazës, do të interceptohet nga marina izraelite.

Zyrtarët e shoqatës bamirëse libiane thanë se janë të vendosur të shkojnë në Rripin e Gazës. Anija e ndihmave u nis dje nga Greqia për një udhëtim për parashikohej të zgjaste rreth 70 orë. Zyrtarët grekë dhe izraelitë thanë se anija po udhëtonte drejt portit El-Arish të Egjiptit, pas kontakteve diplomatike.

Izraeli u përball me kritika të forta ndërkombëtare në maj, kur trupa speciale izraelite ndërhynë për të bllokuar flotiljen me ndihma për palestinezët, duke vrarë 9 aktivistë pro-palestinezë në një anije turke. Izraeli tha se forcat e tij vepruan në vetë-mbrojtje pasi pasagjerët e anijes i sulmuan.

XS
SM
MD
LG