Lidhje

Anija libiane me ndihma për Gazën përgatitet të ankorojë në port egjiptian


Një anije libiane me ndihma për Gazën hyri në një port në ujrat territoriale të Egjiptit dhe do të ankorojë aty së shpejti.

Një zyrtar egjiptian në krye të postit të Mesdheut el-Arish tha sot se anija Amalthea kërkoi leje dhe iu dha për të ankoruar sonte. Kapiteni Gamal Abdel Maqsoud tha gjithashtu në raportin e fundit se anija, që fluturon me flamurin moldov ishte rreth 16 kilometra larg portit.

Punonjësit e ndihmave të Fondacionit ndërkombëtar Gadafi për Zhvillim me seli në Tripoli kishin dashur të transportonin direkt në gaza rreth 2,000 ton ndihma, por anijet izraelite e detyruan anijen të ndrshonte drejtim.

Zyrtarët Egjiptianë thanë se sapo anija të ankorohet, ndihmat do të shkarkohen dhe do të transportohen për në Gazë nga toka.

Anija Amalthia filloi udhëtimin sot në mëngjes pasi problemet me motorin e detyruan të vonohej në ujrat ndërkombëtare gjatë natës. Kapiteni i anijes tha se po drejtohej për në portin el-Arish në Egjipt dhe jo për në Gaza.

XS
SM
MD
LG