Lidhje

Jordani: Mbreti Abdullah diskuton me Ministrin izraelit të Mbrojtjes mbi bisedimet e paqes

  • Zëri Amerikës

Mbreti Abdullah i Jordanisë sot priti ministrin izraelit të mbrojtjes Ehud Barak për të diskutuar mbi rifillimin e bisedimeve të drejtëpërdrejta të paqes mes izralitëve dhe palestinezëve. Ministri Barak u takua me mbretin Abdullah në pallatin e tij në Aman. Ai i tha monarkut se Jordania duhet të luaj rol qendror në arritjen e një mirëkuptimi mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Gjatë takimit, mbreti Abdullah përsëriti qëndrimin e tij se arritja e paqes në Lindjen e Mesme është në interesin strategjik të rajonit dhe botës.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Natanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas do të takohen për bisedime të drejtëpërdrejta të paqes të cilat do të fillojnë në Uashington të ejten. Këto do të jenë negociatat e para të këtij niveli që nga viti 2008.

Ndërkohë, në Jeruzalem një rabin izraelit me ndikim të madh ka shkaktuar debate para bisedimeve duke thënë se zoti Abbas dhe palestinezët duhet “të zhduken nga faqja e dheut”. Udhëheqësi shpirtëror i partisë Shas, rabini Ovadia Yosef, gjatë një predikimi që bëri të shtunën në mbrëmje i quajti palestinezët “armiq të këqinj të Izraelit.”

XS
SM
MD
LG