Lidhje

Përleshje në Jeruzalemin lindor mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë


Policia izraelite dhe protestuesit palestinez u përleshën të mërkurën në Jeruzalemin Lindor, përfshirë një vend të shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pasi rojet izraelite të sigurisë vranë një palestinez në një lagje të banuar nga arabët.

Policia hyri për një kohë të shkurtër në oborrin e xhamisë Al-Aqsa për të vënën nën kontroll dhunën pas funeralit të palestinezit i cili u qëllua për vdekje sot në mëngjes. Zona njihet nga hebrenjtë si Temple Mount apo tempulli i shenjtë.

Rreth 1 mijë policë u dislokuan në Jeruzalemin Lindor, duke përdorur gaz lotësjellës, pompa uji, dhe plumba kauçuku kundër protestuesve, të cilët gjuanin me gurë dhe i vunë zjarrin të paktën dy makinave.

Dhuna filloi pasi një roje izraelite e sigurisë në lagjen Silvan në Jeruzalemin Lindor hapi zjarr ndaj një grupi palestinezësh që kishin bllokuar makinën e tij dhe e kishin dëmtuar duke e qëlluar me gurë. Të shtënat vranë një palestinez 32 vjeçar. Dy palestinezë tjerë u plagosën gjatë këtij incidenti.

XS
SM
MD
LG