Lidhje

SHBA, thirrje Izraelit të anulojë planin e vendbanimeve


Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Izraelit që të heqë dorë nga plani kontradiktor për zgjerimin e vendbanimeve në Jeruzalemin e pushtuar Lindor.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, zyrtarë të paidentifikuar izraelitë thanë se Shtetet e Bashkuara duan që vendi i tyre të anullojë projektin e ndërtimeve.

Ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara paralajmëroi se marrëdhëniet amerikano-izraelite kanë arritur në pikën më të ulët në 35 vjet për shkak të mosmarrëveshjes rreth planeve të Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor.

Gazetat izraelite njoftojnë se ambasadori Michael Oren informoi dje diplomatët izraelitë rreth përkeqësimit të marrëdhënieve mes 2 vendeve aleate për një kohë të gjatë.

Disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë dënuar miratimin nga Izraeli javën e kaluar të një plani për ndërtimin e 1600 apartamenteve për hebrenjtë në Jeruzalemin Lindor. Palestinezët synojnë që kjo pjesë e Jeruzalemit të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG