Lidhje

Bosi: Berluskoni përbën problem për qeverisjen e Italisë

  • Zëri Amerikës

Bosi: Berluskoni përbën problem për qeverisjen e Italisë

Bosi: Berluskoni përbën problem për qeverisjen e Italisë

Udhëheqësi i partisë së fuqishme italiane Liga Veriore, një partner i rëndësishëm i kryeministrit Silvio Berluskoni, tha sot se qeveria do ta ketë të vështirë të mbajë pushtetin deri në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për vitin 2013.

Umberto Bossi tha në komentet për shtyp se zoti Berluskoni do ta ketë të vështirë të vazhdojë të qeverisë deri në 2013. Kryeministri ka këmbëngulur se ka synim të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nga kriza ekonomike italiane dhe një mori problemesh politike dhe personale, përfshirë katër procese të ndryshme gjyqësore për manipulime dhe abuzime seksuale.

Zoti Bossi tha se mendon që do të ishte më mirë që vendi të organizonte zgjedhjet të parakohëshme. Ai veçoi kryeministrin Berluskoni si problem, duke thënë se është vështirë të zhvasësh nga njerëzit dhe pastaj t’u kërkosh votën.

Shumë italianë janë të revoltuar nga paketa prej 80 miliardë dollarësh me masa shtrënguese e vendosur nën presionin e Bankës Qendrore Evropiane.

Plani i miratuar muajin e kaluar, përfshin rritje të taksave dhe tarifave për shërbimet. Qeveria italiane shpreson se paketa e reformave do të sjellë balancimin e buxhetit brenda vitit 2013. Italia është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës.

XS
SM
MD
LG