Lidhje

Vëmendja e investitorëve tek borxhi i madh italian

  • Zëri Amerikës

Vëmendja e investitorëve tek borxhi i madh italian

Vëmendja e investitorëve tek borxhi i madh italian

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni hodhi poshtë njoftimet se ai mund të japë dorëheqjen për të lejuar një qeveri të re të vërë në zbatim më me forcë reformat ekonomike. Ka shqetësime në rritje se zoti Berluskoni nuk zotëron autoritetin e duhur mes deputetëve për të garantuar zbatimin e reformave të shpejta që zyrtarët evropianë thonë se janë të domosdoshme për të shmangur një krizë të borxhit si ajo në Greqi.

Javët e fundit, Italia është bërë qendra e re e vemendjes që lidhet me krizën në eurozonë, pasi borxhet e saj janë të mëdha, rritja e ngadaltë dhe ekonomia tepër e madhe për t’u shpëtuar. Normat e huamarrjes për Italinë shënuan sor rekorde të reja ndërkohë që shqetësimi i investitorëve është kthyer drejt këtij vendi.

Investitorët kërkojnë që qeveria të miratojë sa më shpejt masat për nxitjen e zhvillimit dhe shkurtimin e borxhit por shumica që zoti Berluskoni ka në parlament është dobësuar nga dita në ditë.

Skenari më i keq është se Italia mund të ketë nevojë për një paketë
ndërkombëtare shpëtimi për zgjidhjen e borxhit të saj që llogaritet në 2,6
trilion dollarë, çka do të ishte tepër e shtrenjtë për Evropën. Kjo do të krijonte përshtjellim në eurozonë dhe do të kishte ndikime mjaft negative për ekonominë globale.

Gjatë takimit të G-20s javën e kaluar, Kryeministrit Berluskoni iu desh t’i kërkonte Fondit Monetar Ndërkombëtar që të vëzhgojë përpjekjet e Italisë për reforma, një hap poshtërues ky për një ekonomi kaq të madhe sa ajo e Italisë.

Ndërkohë, Italia u përball sot me një tjetër grevë të sindikatave, të cilat shkaktuan pezullimin e transportit të autobusëve, tramvajeve dhe të metrosë në Romë. Shoferët e autobusëve dhe të metrosë po protestojnë kundër pagave të ulta dhe shkurtimeve të qeverisë në sistemin e transportit.

XS
SM
MD
LG