Lidhje

Italia paraqet notë proteste kundër Francës për bllokimin e imigrantëve

  • Zëri Amerikës

Italia paraqet notë proteste kundër Francës për bllokimin e imigrantëve

Italia paraqet notë proteste kundër Francës për bllokimin e imigrantëve

Italia i ka paraqitur Francës një notë proteste, pasi policët francezë nuk lejuan një tren me imigrantë tunizianë të kalonte kufirin.

Protesta italiane e cilëson qëndrimin e Francës si “të paligjshëm dhe në kundërshtim me parimet e përgjithshme evropiane”.

Zyrtarët italianë të hekurudhave thanë se autoritetet franceze ndaluan plotësisht trafikun hekurudhor në drejtim të qytetit Mendon nga Ventimiglia.

Zyrtarët francezë thonë se në tren kishte protestues që kishin plan të demonstronin në Francë, gjë që do të përbënte kërcënim për rendin.

Italia ankohet se partnerët e saj evropianë e kanë braktisur në sfidën madhore të shkaktuar nga vala e imigrantëve nga Afrika e Veriut, të dyndur në brigjet e saj.

XS
SM
MD
LG