Lidhje

Protesta në Itali kundër masave shtrënguese qeveritare


Protesta në Itali kundër masave shtrënguese qeveritare
Protesta në Itali kundër masave shtrënguese qeveritare

Qindra punonjës të sektorit publik ishin mbledhur sot para Parlamentit në Itali për të prostestuar kundër paketës së masave të ashpëra ekonomike të propozuara nga kryeministri Mario Monti. Paketa u miratua nga Parlamenti javën e kaluar dhe pritet të kalojë në Senat para Kishtlindjes.

Analistët e ekonomisë thonë se agjencia e klasifikimit të kreditit Fitch mund ta ulë edhe një pikë më poshtë vlerësimin për Italinë. Kjo agjenci ka thënë se është duke shqyrtuar mundësinë e uljes së klasifikimit për Belgjikën dhe 5 vende të tjera të Eurozonës.

Udhëheqësit evropianë arritën marrëveshje për çështjen e borxhit të kontinentit, në përpjekje për zgjidhjen e krizës, por lajmet e reja për uljen e klaisifikimit të kreditit i kanë zbehur shpresat për t’i dhënë fund rrezikut që kërcënon EURON, për rrjedhojë mbarë ekonominë botërore.

XS
SM
MD
LG