Lidhje

Një shikim nga afër i disa prej veprave të piktorëve të mëdhenj italianë

  • Zëri Amerikës

Një shikim nga afër i disa prej veprave të piktorëve të mëdhenj italianë

Një shikim nga afër i disa prej veprave të piktorëve të mëdhenj italianë

Një kompani italiane ka vënë këtë javë në internet imazhet dixhitale të disa prej pikturave më të famshme të mjeshtërve të mëdhenj italianë. Ndër to përfshihet "Lindja e Afërditës" e Botiçelit si dhe vepra të tjera të Karavaxhios dhe Da Vinçit.

Tani, me një klikim të mausit mund të shihni nga kompiuteri personal edhe detajet më të imta të këtyre veprave, që nuk dallohen me sy të lirë gjatë vizitës në muzeum. Për shembull, vizitorët e ekspozitës dixhitale mund të shohin fijet e verdha të flokëve të Afërditës, nuancën rozë në faqe, por edhe gjurmët e kohës mbi telajon shekullore të pikturës.

Në veprën "Bakus" të Karavaxhios, përmes teknologjisë dixhitale mund të shihet një auto-portret që artisti e ka pikturuar në kanën e verës, po ashtu dallohen edhe flluskat e verës në buzën e gotës, që mban në dorë subjekti i pikturës. Zyrtarët thonë se teknologjia nuk përbën problem për pikturat, pasi nuk përdor rreze ultra të kuqe.

Artdashësit do të kenë qasje falas në ekspozitën dixhitale deri më 29 janar.

XS
SM
MD
LG