Lidhje

Efekte vizuale në Koloseun e lashtë sjellin pamje fantastike për kalimtarët

  • Zëri Amerikës

Një ekran gjigant në Koloseun e Romës u krijoi kalimtarëve idenë befasuese se amfiteatri i lashtë ishte përfshirë nga flakët.

Organizatorët thanë se ky efekt dramatik ishte krijuar nga artistja daneze Thyra Hilden dhe artisti argjentinas Pio Diaz dhe u pa nga të paktën 100 mijë njerëz. Një proces i ndërlikuar teknik që kushtoi 691 mijë e 825 dollarë ishte i nevojshëm për të kirjuar iluzionin, me projektorët më të mëdhenj në botë që u përdorën për të krijuar përshtypjen e flakëve gjigante që dukeshin sikur përfshinin strukturën.

Koloseu ishte ndërtesa më e madhe në Perandorinë romake. Është një nga shtatë mrekullitë e botës dhe një nga pikat e preferuara për turistët që vizitojnë Romën. Dy bashkëshortët artistë kanë krijuar efekte të tilla gjatë pesë viteve të fundit në kisha, muzeume dhe qendra financiare në qytete si Gjermania, Danimarka, Rusia Ukraina dhe Koreja e Jugut. Artistët thonë se ideja e tyre ishte që të ngjallnin debat për brishtësinë e objekteve të trashëgimisë kulturore.


XS
SM
MD
LG