Lidhje

Itali: Roma në gjendje të lartë gadishmërie natën e Krishlindjeve


Itali: Roma në gjendje të lartë gadishmërie natën e Krishlindjeve
Itali: Roma në gjendje të lartë gadishmërie natën e Krishlindjeve

Roma është në gjendje të lartë gadishmërie natën e Krishlindjeve, një ditë pasi shpërthimet me pako-bombë në ambasadën kiliane dhe zviceriane në kryeqytetin italian plagosën dy persona. Ministri i jashtëm italian Franko Frattini dënoi incidentet, që ai tha se ishin një kërcënim serioz për misionet diplomatike në Romë.

Kontrollet e sigurisënë ambasadat e huaja janë shtuar sot në vigjilje të Krishlindjes në kryeqytetin italian. Një grup anarkist italian

mori përgjegjësinë për shpërthimet e djeshme me pako-bombë që plagosën dy persona në ambasadat e Zvicrës dhe të Kilit. Shpërthimet ishin një kujtesë për kërcënimet që mund të vijnë nga grupet të ndryshme brenda vendeve evropiane në një kohë paqëndrueshmërie politike.

Nga shpërthimet e djeshme një zvicerian u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Një punonjës i ambasadës kiliane u plagos më lehtë. Në një shënim që u gjet i ngjitur në rrobat e tij thuhej: Kemi vendosur të na dëgjohet zëri me fjalë dhe fakte. Do të shkatërrojmë sistemin e dominancës. Rroftë Anarkia.

Shënimi i lënë nga Federata Anarkiste Informale u publikua nga policia.

Shpërthimet vijnë në një kohë tensionesh politike në Itali.

Ministri i jashtëm italian Franko Frattini dënoi incidentet, që ai tha se ishin një kërcënim serioz për misionet diplomatike në Romë.

Ai bëri thirrje për kujdes dhe këshilloi që reagimet të mos jenë të tepruara.

“Këtu ka ekzistuar gjithmonë një klimë tensionesh. Tani pyetja shtrohet në se situata po përmirësohet apo po keqësohet. Fatkeqësisht nuk ka rrugë tjetër”, thotë Achile Savona, banor i Romës. E gjitha ka të bëjë me qëndrueshmërinë e qeverisë. Nëse qeveria është e qëndrueshme, do të jemi mirë, do të ecim përpara. Përndryshe nuk i dihet, nuk dihet sesi do të shkojnë gjërat.”

“Jemi të zemëruar, shumë të zemëruar. Ka shumë dhunë, dhunë pa kuptim”, thotë Teresa Mappo.

Fedetara Anarkiste Informale apo FAI, është e njohur nga autoritetet italiane. Shërbimet e zbulimit vitin e kaluar e përmendnin FAI-n si kërcënimin kryesor terrorist kombëtar.

Në dhjetor të vitit 2009 grupi mori përgjegjësinë për një bombë që shpërtheu pjesërisht në një tunel pranë universitetit Bocconi në Milano.

Shkurtimet e fundit të shpenzimeve kanë çuar në demonstrata dhe greva në mbarë Evropën dhe ekspertët presin një rritje të dhunë politike nga grupet e ekstremit të majtë.

XS
SM
MD
LG