Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për t'i imponuar dorëheqje presidentit Bagbo

  • Zëri Amerikës

Vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për t'i imponuar dorëheqje presidentit Bagbo

Një grup presidentësh të Afrikës Perëndimore kanë në plan të informojnë udhëheqësin e Nigerisë lidhur me përpjekjet e tyre për ushtruar presion ndaj presidentit të Bregut të Fildishtë Loront Bagbo të largohet nga pushteti.

Presidentët e Beninit, Kepit të Gjelbërt dhe Sierra Leones pritet të takohen sot në Abuxha me presidentin nigerian Gudlak Xhonathan. Ai është kryetar i bllokut rajonal ECOWAS, që thotë se zoti Bagbo duhet të largohet nga pushteti, ose në të kundërt, do të hiqet me forcë.

Delegacioni i tre presidentëve nga Sierra Leone, Kepi i Gjelbër dhe Benini u takuan dje me zotin Bagbo në pallatin presidencial, për t’i kërkuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar. Komuniteti ndërkombëtar njeh si fitues të zgjedhjeve rivalin e zotit Bagbo, Alasan Uatará.

Delegacioni nuk lëshoi ndonjë deklaratë pas takimeve, por Presidenti i Beninit, Boni Jani, tha vetëm se gjithçka shkoi mirë.

XS
SM
MD
LG