Lidhje

Izraeli hakmerret me goditje ajrore mbi Rripin e Gazës pas sulmit terrorist

  • Zëri Amerikës

Izraeli hakmerret me goditje ajrore mbi Rripin e Gazës pas sulmit terrorist

Izraeli hakmerret me goditje ajrore mbi Rripin e Gazës pas sulmit terrorist

Avionët luftarakë izraelitë goditën objektiva në Rripin e Gazës sot në mëngjes, në kundërpërgjigje të sulmeve me raketa ndaj qyteteve izraelite. Operacionet ndërmerren në një kohë kur tensionet rriten pas sulmit vdekjeprurës të kryer kundër izraelitëve në Jeruzalem.

Grupi islamik Hamas, i cili kontrollon këtë zonë, tha se Izraeli sulmoi tunelet e kontrabandës që kalojnë nën kufirin me Egjiptin, si dhe një nga kampet e tij stërvitore në qendër të Gazës. Burime mjekësore palestineze njofton se nuk ka pasur të plagosur nga sulmet.

Ndërkaq, autoritetet izraelite vazhdojnë kërkimet për personat e dyshuar pas shpërthimit dje pranë një stacioni autobusësh, nga i cili vdiq një britanike dhe u plagosën të paktën 31 persona të tjerë.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague e dënoi sulmin, duke e cilësuar “një akt cinik dhe të pështirë terrorizmi”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi ekstremistët të mos përpiqen ta vënë në provë “vullnetin e çeliktë” të Izraelit dhe u betua për një kundërpërgjigje të ashpër ndaj sulmit.

XS
SM
MD
LG