Lidhje

Policia e Janinës arreston 3 shqiptarë për kontrabandë narkotikësh


Policia e Janinës arreston 3 shqiptarë për kontrabandë narkotikësh
Policia e Janinës arreston 3 shqiptarë për kontrabandë narkotikësh

Policia e Janinës njoftoi se arrestoi tre shtetas nga Shqipëria të cilëve iu gjetën në automjetin e sekuestruar mbi 130 kg lëndë narkotike.

Sipas burime zyrtare greke operacioni i antidrogës ka ardhur pas dyshimeve se në një nga automjeteti i cili rezultoi i vjedhur ne Athinë , fshihej lëndë narkotike.Mes të arrestuarve ,sipas Policisë Greke, është një zyrtar vendor në Gjirokastër , por nuk identifikohet emri i tij. Policia e Janines tha se do të jëtë ne komunikim me palën shqiptare lidhur me çeshtjen e cila po hetohet nga Prokuroria e Janinës.

Ndërkaq Drejtori I Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Hysni Burgaj dhe homologu i tij grek Elefteros Ikonomu inspektuan Pikën Kufitare të Kakavijës në të dy anët e kufirit.Drejtuesit e lartë të policisë u kërkuan nëpunësve greke që asnjë shtetas shqiptar që disponon një pasaporte biometrike të mos pengohet pavarësisht origjinës.

”Ligji është i barabartë për të gjithë ndaj dhe askush nuk duhet te diskriminohet,prandaj ju kërkoj përgjegjshmëri ne pune”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke Ikonomu gjatë një bashkëbisedimi me doganierët e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Drejtuesit më të lartë të policive të të dy vendeve kanë vleresuar bashkëpunimi e ngushtë e të ndërsjelltë për kalimin e kufirit.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare Hysni Burgaj deklaroi se pas liberalizimit të vizave në Dhjetor të vitit të kaluar , në vijën e gjelber që lidh Shqipërinë me Greqinë nuk është ndaluar asnjë trafikant i qënieve njerëzore.

“Lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike ka pasur sukses , kjo dhe falë bashkëpunimit me autoritete greke “ , deklaroi Burgaj.Sipas tij Policia Shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë në dobi të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar .Ai vlerësoi se inspektimi i përbashkët në Kakavijë tregon në mënyrën më të pastër rëndësinë që ka për Shqiperinë dhe Greqinë të zgjidhin cdo problem që del menjëherë.

Pika e Kalimit Kufitar të Kakavijës përballon rritmin më të lartë aktualisht të fluksit të emigrantëve që kthehen pas pushimeve të verës të kaluara në atdhe.Kapaciteti i pikës kufitare është i pamjaftueshëm për të përballuar rritmin e lartë të lëvizjes së mjeteve dhe njerëzve dhe prurjet masive tregojnë shpesh dhe radhë të gjata në kufij.

XS
SM
MD
LG