Lidhje

Amano do të vizitojë Japoninë për krizën bërthamore

  • Zëri Amerikës

Amano do të vizitojë Japoninë për krizën bërthamore

Amano do të vizitojë Japoninë për krizën bërthamore

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike thotë se do të shkojë në Japoni për të grumbulluar të dhëna mbi krizën në centralin e dëmtuar bërthamor pas tërmetit dhe cunamit të fuqishëm që goditi vendin. Drejtori i Përgjithshëm tha sot në një konferencë shtypi në Vjenë se agjencia ka nevojë për informata më të shpejta nga qeveria japoneze.

Zoti Yukiya Amano tha se shpreson të mbërrijë në Japoni që nesër dhe të qëndrojë atje për një ditë, për takime me zyrtarë të lartë dhe për të diskutuar ndihmat që mund të ofrojë Agjencia e OKB-së.

Ndërkaq, Pentagoni njofton se forcat amerikane në Japoni nuk lejohen të futen brenda rrezesh prej 80 kilometrash përreth centralit të Fukushimës, si rezultat i kërcënimit të radio-aktivitetit.

Në këtë central, një ekip i vogël specialistësh u kthyen në punë sot duke pompuar ujë deti mbi shufrat e karburantit të reaktorëve bërthamorë.

XS
SM
MD
LG