Lidhje

Japonezët presin me bujë ekipin kampion të futbollit për femra

  • Zëri Amerikës

Japonezët presin me bujë ekipin kampion të futbollit për femra

Japonezët presin me bujë ekipin kampion të futbollit për femra

Mijëra tifozë futbolli valëvisnin flamuj japonezë në aeroportin Narita të Tokios sot, në shenjë mirëseardheje për ekipin e futbollit të femrave, të cilat u kthyen në atdhe mbasi fituan kupën e Botës në Futboll. Adhuruesit e futbollit brohorisnin teksa lojtaret dolën nga terminali duke mbajtur medaljet e arta që fituan mbas fitores së tyre ndaj Shteteve të Bashkuara në ndeshjen finale. Lojtaret japoneze befasuan botën e futbollit me fitoren e tyre me penallti ndaj ekipit të mirënjohur amerikan. Mes adhuruesve që pritën lojtaret japoneze ishte dhe kryeministri i vendit Naoto Kan, i cili më parë gjatë ditës publikoi një deklaratë ku përgëzonte ekipin për rimëkëmbjen e kurajos së vendit që u godit ashpër nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

XS
SM
MD
LG