Lidhje

Japoni: Ministri i Financave pritet të emërohet kryeministër

  • Zëri Amerikës

Japoni: Ministri i Financave pritet të emërohet kryeministër

Japoni: Ministri i Financave pritet të emërohet kryeministër

Partia në pushtet në Japoni ka zgjedhur ministrin e financave Joshiko Noda si udhëheqësin e ri të saj, duke lënë të kuptohet se se ai do të jetë kryeministri i gjashtë i vendit në 5 vitet e fundit.

Partia Demokratike e Japonisë zgjodhi ministrin Noda përballë kandidaturës së ministrit të Industrisë Banri Kaieda. Pritet që parlamenti i Japonisë ta zgjedhë atë si kryeministër ditën e nesërme.

Zoti Noda menjëherë bëri me dije sfidat me të cilat përballet, që nga situata ekonomike në vend deri tek pasojet e tërmetit dhe tragjedisë së Fukushimës.

Pritet që ai të formojë një koalicion me partinë liberal demokrate në opozitë dhe një parti të tretë, por nuk është e qartë nëse liberal demokratët japonezë do të jenë dakort që të bashkëpunojnë.

XS
SM
MD
LG