Lidhje

5 vjet pas Katrinës, xhazi rikthehet në Nju Orlins

  • Greg Flakus

5 vjet pas Katrinës, xhazi rikthehet në Nju Orlins

5 vjet pas Katrinës, xhazi rikthehet në Nju Orlins

Për shumë vite, shumë më parë uraganit Katrina, xhazi po e linte Nju Orlinsin. Vizitorët e klubeve të famshëm në rrugën Bourbon preferonin rrokun, muzikën kantri dhe tinguj të tjerë.

Por pas Katrinës, vizitorët kanë treguar interes për trashëgiminë muzikore të qytetit. Kështu dy vjetë më parë, Irvin Mayfield e ktheu xhazhin përsëri në rrugën Bourbon.

Mayfield thotë se kthimi i muzikantëve të larguar nga stuhia ka ndihmuar në rigjallërimin e këtij zhanri.

Çdo qytetar në Nju Orlins u zhvendos pas uraganit Katrina por tani kemi parë shumicën e muzikantëve të kthehen.

“Mendoj se Nju Orlins ende mbetet i pari vend për muzikantët, që do të thotë se mund të qëndrosh në shtëpi dhe të kesh një punë të konsiderueshme dhe një jetë të rehatshme”.

“Çuditem nga sa shumë njerëz që se kanë dëgjuar më parë xhazit përballemi përditë. Përballemi me shumë dëgjues të rinj dhe e shohim punën në atë klub si një takim me amatorë apo adhurues të muzikës dhe i trajtojmë të gjithë sikur të mos e kishin dëgjuar asnjëherë më parë xhazin”.

“Ne duam që njerëzit të bëhen njohës të kësaj muzike të madhe dhe xhazit të vërtetë”.

“Të gjithë që vijnë këtu kanë një histori dhe është e mbrekullueshme të flasësh me njerëzit para shfaqjes apo pas dhe ndonjëherë edhe gjatë shfaqjes. Ne i pyesim njerëzit nga janë dhe ata bërtasin, Dakota e Jugut, Nju Hempshër..’është gjithmonë mirë të dëgjosh se ka shumë nga ata që jetojmë këtu dhe na ndjekin. Pra kemi njerëz që prej këtu e deri në Japoni”.

Irvin Mayfield, i cili shërben gjithashtu si ambasador kulturor i qytetit është optimist për Nju Jorlins megjithë efektet që la Katrina. Ai thotë se muzikantët, artistët, guzhinierët dhe të gjithë njerëzit e qytetit të tij do ka bëjnë atë të suksesshëm.

Historia ka treguar se kur një numër njerëz mblidhen së bashku, ata kanë sukses. Këtë e them ngaqë i njoh njerëzit e Nju Orlins.

XS
SM
MD
LG