Lidhje

Xhazi në ndihmë të studentëve dhe komunitetit në Virxhinia


Xhazi në ndihmë të studentëve dhe komunitetit në Virxhinia
Xhazi në ndihmë të studentëve dhe komunitetit në Virxhinia

Kur universiteti George Mason këtu në Uashington, organizoi një koncert xhazi 10 vjet më parë, studentët muzikantë interpretuan në një teatër pothuajse bosh. Por tani koncerti i përvitshëm është një sukses i madh për universitetin dhe grumbullon fonde për njerëzit në komunitet që kanë nevojë për shërbime ligjore dhe nuk mund t’i përballojnë ato.

Një grup studentësh në universitetin Xhorxh Mejson bëjnë prova për koncertin e përvitshëm të xhazit. Koncerti paraqet solistë nga universiteti dhe muzikantë të ftuar. Studenti David Roth luan kitarë.

"Qasja ndaj muzikantëve të njohur nga mbarë Shtetet e Bashkuara dhe bota – është një mundësi unike që kemi duke organizuar këtë koncert".

E gjithë kjo falë avokatit Ed Uiner. Ai ishte një nga të paktën në audiencë kur shkolla organizoi koncertin e parë të xhazit 10 vjetë më parë.

"Cilësia e interpretimit ishte e shkëlqyer por isha i habitur që kishte aq pak audiencë".

Kështu Weiner krijoi grupin Jazz 4 Justice – xhaz për drejtësi - për të zgjeruar pjesëmarrjen dhe për të grumbulluar fonde për komunitetin. Xhim Karoll është drejtor i universitetit për studimet e xhazit.

"Shfaqja u zhvillua ngadalë, vit pas viti u bë më e madhe. E gjithë merita i takon Ed Weiner. Ai ka bërë shumë për të ndihmuar këtë program. Ai është një njeri që është atjen në rrugë duke shitur bileta, duke ndërtuar audiencën tonë e kështu me rradhë".

Karoll thotë se Jazz 4 Justice, sjell vetëm fitime. Ai thotë se gjysma e të ardhurave nga koncerti shkon për bursa për xhazin dhe tjetra i kalon Fondacionit të Drejtësisë së Fairfaksit më mbështetje të shërbimeve ligjore dhe nxitjes së arsimit në drejtësi.

"Ne ofrojmë shërbime ligjore për ata njerëz që nuk mund të përballojnë dot një avokat t’i përfaqësojë. Nekemi gjithashtu të vetmen bibliotekë publike me literature ligjore në Virxhinian veriore".

Uiner thotë se fondacioni i ligjit sponsorizon programe për fëmijët e shkollave dhe u jep përvojë studentëve muzikantë.

"Duam të përqëndrohemi tek studentët. Kjo është pjesë e edukimit të tyre dhe ata e shohin se talenti i tyre mund të kthehet në projekte shumë të mira dhe në përfitime për gjithë komunitetin".

Studentja Amy Loudin luan trombonën.

"Është gjithçka për një kauzë të mirë, kështu që ndjehem mirë të jem pjesë e saj".

Weiner thotë se shpreson që Jazz 4 Justice mund të shërbejë si shembull për komunitete të tjera në Virginia dhe në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG