Lidhje

Jemeni, Presidenti Saleh plagoset nga një sulm me bombë në Sana


Jemeni, Presidenti Saleh plagoset nga një sulm me bombë në Sana
Jemeni, Presidenti Saleh plagoset nga një sulm me bombë në Sana

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh nuk është parë ende në publik, pasi u plagos nga zjarri i raketave kundër kompleksit presidencial në kryeqytetin Sana.

Media shtetrore e Jemenit kishte njoftuar se presidenti do të mbante sonte një fjalim për vendin, vetëm disa orë pas sulmit, me sa duket për të hedhur poshtë një njoftim të transmetuar nga një stacion televiziv i kontrolluar nga opozita se ai ishte vrarë nga sulmi.

Një rrjet televiziv pan arab njoftoi se zoti Saleh ishte shtruar në një spital ushtarak.

Sipas medias perëndimore, presidenti Saleh ishte në një xhami në kompleksin presidencial kur u qëllua me raketa gjatë lutjeve të së premtes. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Disa zyrtarë të lartë u plagosën gjithashtu në sulmin e sotëm. Agjencia franceze e lajmeve tha se nga sulmi u vranë katër oficerë të gardës.

Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër shtimin e akteve të dhunës sot në Jemen. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve dhe për zbatimin e një plani paqeje, që kërkon largimin nga pushteti të zotit Saleh.

XS
SM
MD
LG