Lidhje

Opozita në Jemen nënshkruan marrëveshje për largimin e Salehit

  • Zëri Amerikës

Opozita në Jemen nënshkruan marrëveshje për largimin e Salehit

Opozita në Jemen nënshkruan marrëveshje për largimin e Salehit

Opozita në Jemen thotë se ka nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Këshilli për Bashkëpunim në Gjirin Persik, në bazë të së cilës Presidenti Ali Abdullah Saleh do të dorëzojë pushtetin brenda një muaji.

Burime të opozitës thonë se marrëveshja që synon t’i japë fund krizës politike në vend, u nënshkrua dje. Sipas njoftimeve të medias, Presidenti Saleh pritet ta nëshkruajë marrëveshjen sot.

Në një fjalim dje, Presidenti Saleh e dënoi propozimin e Këshillit për Bashkëpunim në Gji si një grusht shteti dhe paralajmëroi se largimi i tij nga posti do t’i hapte rrugën al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG