Lidhje

Studim i ri: Bukuria e mjedisit ku jeton rrit jetëgjatësinë

  • Zëri Amerikës

Studim i ri: Bukuria e mjedisit ku jeton rrit jetëgjatësinë

Studim i ri: Bukuria e mjedisit ku jeton rrit jetëgjatësinë

Një tjetër zbulim që kanë bërë shkencëtarët: të jetosh në mesin e bukurive të natyrës të shton vitet e jetës.

Pas studimeve të bëra me banorët e ishullit Sky në Skoci, del se ata janë mes njerëzve më të shëndetshëm në mbarë Britaninë. Ata preken më pak nga kanceri, nga sëmundjet e mushkërive, ato të sistemit të tretjes dhe të zemrës dhe kanë jetëgjatësinë më të madhe në Britani. Banorët e ishullit kanë fatin të notojnë vetëm disa metra larg shtëpisë së tyre, të shohin nga deti malet e larta skoceze dhe të thithin ajrin e pastër të klimës detare dhe malore së bashku.

Edhe studime të mëparshme nga shkencëtarët të Univesritetit Harvard, kanë treguar se njerëzit gjenetikisht kanë prirjen të jetojnë pranë natyrës dhe të banosh mes bukurive të natyrës, shton mirëqenien e tyre mendore dhe fizike.

XS
SM
MD
LG