Lidhje

Nju Jork: Mijëra vetë kujtojnë yllin e rokut, Xhon Lenon

  • Zëri Amerikës

Nju Jork: Mijëra vetë kujtojnë yllin e rokut, Xhon Lenon

Nju Jork: Mijëra vetë kujtojnë yllin e rokut, Xhon Lenon

Adhuruesit e yllit të muzës rrok, Xhon Lennon, një prej pjestarëve të grupit legjendar The Beatles, janë mbledhur në qytetin e Nju Jorkut që të festojnë 70 vjetorin e tij. Lennon u vra në vitin 1980 para apartamentit të tij në Nju Jork.

Mijëra njerëz kanë festuar ditëlindjen e tij në “Strawberry Fields” të Parkut Qëndror, një zonë e projektuar në nder të muzikantit. Memoriali për yllin e muzikës rrok, dhe aktivistin e paqes, është titulluar sipas këngës së Bitëllsave “Strawberry Fields Forever”. Një pllakë përkujtimore rendit emrat e më shumë se 120 vendeve që kanë miratuar Strawberry Fields si Kopshtin e Paqes.

Për të festuar 70 vjetorin e ditëlindjes së Lenon, janë rihedhur në treg të gjitha albumet e tij solo. Gjithashtu po del dhe filmi i ri me titull “Nowhere Boy”, i cili tegon vitet e rinisë së Lenonit.

Adhuruesit e Lenon nisën festimet për 70 vjetorin e tij që të shtunën në Britani.

XS
SM
MD
LG