Lidhje

Asanzh mund të vazhdojë betejën ligjore kundër ekstradimit në Suedi

  • Zëri Amerikës

Asanzh mund të vazhdojë betejën ligjore kundër ekstradimit në Suedi

Asanzh mund të vazhdojë betejën ligjore kundër ekstradimit në Suedi

Gjykata e Lartë britanike arriti në përfundimin se themeluesi i faqes së internetit Wikileaks Xhulian Asanzh mund të vazhdojë përpjekjet ligjore për të ndaluar ekstradimin e tij në Suedi.

Xhulian Asanzh i cili është liruar me kusht, është akuzuar nga dy gra suedeze për përdhunim dhe sulm seksual në muajin gusht të vitit 2010. Ai thotë se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale dhe ka hedhur poshtë që të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar ndaj dy grave, duke deklaruar se akuzat janë të motivuara politikisht.

Në vendimin e sotëm, gjykata e pranon argumentin e zotit Asanzh që çështja është e një interesi të veçantë për publikun. Ai ka 14 ditë kohë që të shkruajë një kërkesë për apelim të çështjes në Gjykatën Supreme.

Prokurorët suedezë nuk e kanë akuzuar Julien Assange për asnjë krim, por ata duan ta marrin në pyetje në lidhje me çështjen.

Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar mijëra dokumenta sekrete të marra nga kompjuterat e diplomatëve e ushtarakëve amerikanë.

Autoritetet amerikane po hetojnë për të gjetur nëse Xhulian Asanzh ka shkelur ligjet me këtë veprim.

XS
SM
MD
LG