Lidhje

NASA lëshon anijen Xhuno drejt planetit Jupiter


NASA lëshon anijen Xhuno drejt planetit Jupiter
NASA lëshon anijen Xhuno drejt planetit Jupiter

Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA, lëshoi një mjet fluturues, që furnizohet me energji diellore, drejt planetit të Jupiterit, më i madhi i sistemit diellor. Anija e quajtur “Xhuno” u nis sot para pak minutash nga qendra e fluturimeve në hapësirë në Florida.

Sondës “Xhuno” do t’i duhen 5 vjet për të mbërritur në planetin e gaztë. Synimi kryesor i misionit është të mbledhë të dhëna rreth origjinës dhe evolucionit të planetit. Sonda ‘Xhuno” është e pajisur me panele të mëdha diellore. Misionet e mëparshme në thellësi të sistemit diellor përdornin energjinë bërthamore.

Sonda “Xhuno” do të qëndrojë në orbitën e Jupiterit për afro një vit. Ajo do t’i afrohet planetit më shumë se çdo mjet tjetër i dërguar drejt tij në të kaluarën. Në pikën më të afërt, sonda “Xhuno” do të jetë rreth 5 mijë kilometra mbi planetin e gaztë, gati duke prekur renë e dendur që lëviz mbi Jupiterin.

Jupiteri është planeti i 5 nga Dielli, në orbitë mes Marsit dhe Saturnit.

XS
SM
MD
LG