Lidhje

SHBA: Lojtaret e reja mësojnë nga Kupa e Botës për femra në Futboll

  • Zëri Amerikës

SHBA: Lojtaret e reja mësojnë nga Kupa e Botës për femra në Futboll

SHBA: Lojtaret e reja mësojnë nga Kupa e Botës për femra në Futboll

E ndërsa ekipi japonez u prit me brohoritje dhe përgëzime nga tifozët e tyre, ekipi amerikan u kthye në shtëpi me trofeun e vendit të dytë. Ndeshja mes Japonisë e Shteteve të Bashkuara u ndoq nga shkuesit anembanë botës, por edhe nga një grup tifozesh të reja këtu në Uashington, të cilat pavarësisht humbjes së ekipit të tyre të zemrës, thonë se kanpë se ç’të mësojnë nga idhujt e tyre në fushën e gjelbër.

Finalja e Kupës së Botës në futboll për femra nuk ishte e vetmja ndeshje e rëndësishme për këto vajza ditën e dielë.

13 vjeçarja Gabi Torres luan për një skuadër të moshës së paratërejave – të quajtur Real Maryland FC- pranë Uashingtonit.

Ajo ishte e kënaqur për ndeshjen finale mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë sepse ajo dëshiron që të bëhet lojtare profesioniste një ditë.

“Kjo ndeshje më tregoi se unë mund të bëhem si ato një ditë nëse stërvitem shumë, sepse vajzat që luanin atje kanë qenë si unë”.

Babai i Gebit, i cili është dhe trajnier, Kenedi Torresi i lindur në Brazil, e quan shtimin e popullaritetit të femrave futbolliste, sidomos në nivelin e të rinjve, një fenomen befasues.

“Duke qenë se kam qenë trajnier për 6 vite e kaluara, kam parë se numri i vajzave që përpiqen të luajnë futboll dhe të mësjnë kët lojë, si dhe numri i trainierëve që përpiqen t’’i nxisin e pregatisin, është rritur, dhe ky është tregues shumë i mirë”.

Kenedi Torres thotë se ai i nxit lojtaret që të imagjinojnë vehten duke shënuar golin fitues të Kupës së Botës.

“Jam i sigurt se nëse i pyesni shumë lojtare që luajnë sot në finalet e Kupës së Botës, do të të thonë se janë frymëzuar nga viti 1999 kur Shtetet e Bashkuara fituan kupën e Botës për femra. Ndaj sot ne mund të shikojmë lojtare të reja që 8 apo 12 vjet më pas do të jenë në finale. Mendoj se është Kupa e Botës ajo që iu ngjall atyre këtë ëndërr”.

Emocionet shtohen teksa vajzat shohin ndeshjen në një lokal. Ato janë veshur enkas me fanellat e Shteteve të Bashkuara dhe flamujt amerikanë.

Grupi u ekzaltua kur Shtetet e Bashkuara shënuan golin e parë në pjesën e dytë.

Por situata ndryshoi kur Japomnia barazoi 12 minuta më pas dhe vetëm 9 minuata përpara se Shtete e Bashkuarra të festonin fitoren.

Edhe 28 vjeçari Xhim Srun ishte mes atyre që po e ndiqnin me vëmendje ndeshjen. Ai ishte një prej të paktëve që ishte me Japoninë.

“Jam i kënaqur për fitoren e Japonisë për gjithçka që kanë kaluar , jo vetëm përsa i përket futbollit, por për situatën politike e ekonomike që erdhi si pasojë e cunamit në atë vend. Mendoj se në raste të tilla duhet diçka që të shërbejë si ngritje e përgjithshme, diçka që t’u japë përsëri atyre ndjenjën e uniteti dhe forcës".

I gjithë restoranti ndoqi me vëmedje se si Japonia barazoi sërish 2-2 me Shtetet e Bashkuara, mbasi loja shkoi me shtesë.

Barazimi e çoi ndeshjen në gjuajtjet nga pika e 11 metërshit, të cilat nxorën Japoninë vendin e parë aziatik që fitonte titullin e Kupës së Botës në Futboll për femra.

Ndonëse vajzat u zhgënjyen nga humbja, Gebi Torres thotë se kjo ndeshje ishte mësim për të.

“Kjo ndeshje më tregoi se kurrë nuk duhet të dorëzohesh, pasi Japonia ishte 100% luftarake dhe ato e arritën pikësynimin e tyre, fitoren”.

Pavarësiht nga rezultati, ajo thotë se është tifoze dhe e do ekipin amerikan.

XS
SM
MD
LG