Lidhje

Kanie Uest, para publikut me albumin e pestë

  • Zëri Amerikës

Kanie Uest, para publikut me albumin e pestë

Kanie Uest, para publikut me albumin e pestë

Kanye West ka patur probleme me imazhin e tij publik. Por duket se ai nuk ka aspak probleme me muzikën e tij. Kritika e ka lavdëruar albumin e tij të pestë, duke e cilësuar si “kryevepër” apo “ të mrekullueshëm”. Madje dikush e ka krahasuar këtë album me albumin e Bitëllsave : “Sgt. Pepper’s lonely heart club band”.

Albumi i Kanye West me titull “ My beautiful dark twisted fantasy” doli në treg në mes të nëntorit. Disa prej këngëve të tij janë renditur të parat në klasifikimet billboard , si këngë solo. Një prej këtyre këngëve është kënga “Runaway”, një këngë 9 minuta e gjatë për të cilën Kanye West regjistroi një video 35 minuta të gjatë. Kjo këngë rrëfen historinë e një dashurie të pafatë mes West dhe një gruaje që vjen nga hapësira.

Kanye West ka fituar 14 çmime Grammy. Të gjithë albumet e tij të mëparshme jan shitur në më shumë se 1 milion kopie.Ai është një nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të njohur në biznesin muzikor. Dhe këtë e tregojnë emrat që kanë bashkëpunuar me të në albumin e tij të fundit, si : Jay Z, Nicki Minaj, Kid Cudi, Alicia Keys apo Elton John. Disa prej tyre kanë interpretuar së bashku në këngën “ Fantazia e errët”.


Në javën e nxjerrjes së albumit të tij në treg, West deklaroi në mëngjesin e një dite se në mbrëmjen e po asaj dite, do të jepte një koncert në Nju jork. Biletat u shitën për pak orë e madje në faqen elektronim e e bay nisi rishitja e tyre me çmim të shtrenjtë.

Pjesmarrja ishte e madh dhe mes të pranishmëve ishte dhe muzikanti Questlove, regjisori Spike Lee si dhe stilisti Tory Burch.

Ndjekim tani këngën e Kanye West “ Power”.

XS
SM
MD
LG