Lidhje

Britani: Raxhid Karim dënohet me 30 vjet burgim për komplote terroriste


Britani: Raxhid Karim dënohet me 30 vjet burgim për komplote terroriste
Britani: Raxhid Karim dënohet me 30 vjet burgim për komplote terroriste

Një specialist kompiuterash nga Bangladeshi, i cili po komplotonte me një klerik ekstremist për të hedhur në erë një avion, do të kalojë 30 vjetët e ardhshme në burg.

Një gjykatë britanike e dënoi sot 31-vjeçarin Raxhid Karim me deri në 30 vjet burgim. Gjykata e shpalli të akuzuarin fajtor për 4 akuza për planifikimin dhe ndihmën e dhënë për akte terroriste gjatë kohës kur punonte për shoqërinë e fluturimeve British Airways.

Zyrtarët britanikë thonë se Raxhid Karim i kishte dërguar një numër mesazhesh në kod klerikut radikal të lindur në Shtetet e Bashkuara Anwar Al-Avlaki, ku i propozonte të përdoreshin sulmet vetëvrasëse ose letrat-bombë për të hedhur në erë avionë që udhëtonin për në Shtetet e Bashkuara.

Al-Avlaki është një klerik mysliman që ka lidhje me al-Kaidën. Zyrtarët e zbulimit besojnë se ai strehohet në Jemen.

XS
SM
MD
LG