Lidhje

Karzai akuzon SHBA për mungesë bashkëpunimi në hetimet për vrasjet


Presidenti afgan Hamid Karzai po akuzon Shtetet e Bashkuara për mungesë bashkëpunimi në hetimin e masakrës ndaj 16 afganëve, për të cilën akuzohet një ushtar amerikan.

Presidenti Karzai u takua me udhëheqës fisnorë dhe anëtarë të familjes të të vrarëve në provincën Kandahar. Ai tha sot se delegacioni që ai dërgoi për të hetuar vrasjet nuk gjeti bashkëpunimin që priste nga zyrtarët amerikanë.

Zoti Karzai u shpreh me indinjatë duke thënë se është bërë një kohë e gjatë. Ai tha se veprime të tilla nuk mund të tolerohen më.

Udhëheqësi afgan vuri gjithashtu në pikëpyetje qëndrimin e ushtrisë amerikane se vetëm një person ishte përfshirë në incident.

Dje Presidenti Karzai u takua me Sekretarin e Mbrojtjes Leon Panetta në Kabul dhe kërkoi që trupat e NATO-s të tërhiqen nga fshatrat afgane dhe të grumbullohen në bazat e tyre pas incidentit.

XS
SM
MD
LG