Lidhje

Afganistan: Vritet vëllai i presidentit Hamid Karzai

  • Ardita Dunellari

Afganistan: Vritet vëllai i presidentit Hamid Karzai

Afganistan: Vritet vëllai i presidentit Hamid Karzai

Vëllai i vogël i Presidentit të Afganistanit Hamid Karzai, një figurë e fuqishme në jug të vendit, u vra në shtëpinë e tij, nga një prej rojeve personale. Zyrtarët afganë thonë se Ahmad Wali Karzai, u vra të martën në qytetin e Kandaharit nga një prej rojeve të tij të besuara. Roja i identifikuar si Sardar Mohamad, u vra më pas nga rojet e tjera të Wali Karzait. Zyrtarët thonë se Sardar Mohamad ishte një mik i vjetër i Wali Karzait dhe të dy ata janë nga i njejti fshat, Karzi. Sipas njoftimeve, roja ishte duke u takuar privatisht me Wali Karzain kur hapi zjarr dhe e vrau vëllanë e presidentit duke e qëlluar me plumba në kokë dhe në gjoks. Përgjegjësinë për vrasjen e mori grupi Taleban. Por zyrtarët afganë thonë se nuk është e qartë në se vrasja e Wali Karzait ka të bëjë me kryengritësit talebanë apo me ndonjë sherr të brendshëm. Presidenti Karzai tha në Kabul se vrasja e vëllait të tij pasqyron vuajtjet e gjithë popullit afgan. Ahmad Wali Karzai, kryetari i Këshillit të Përkohshëm të provincës së Kandaharit, ishte një figurë polemike. Ndërsa shihej si një prej lojtarëve kryesorë në rajon dhe aleat me forcat ndërkombëtare që po luftojnë kundër grupit Taleban, Wali Karzai po ashtu ishte akuzuar për korrupsion dhe trafik drogash, akuza që ai i mohon.
XS
SM
MD
LG