Lidhje

Rusia publikon dokumente lidhur me masakrimin e oficerëve polakë në 1940


Arkiva shtetërore ruse publikoi në internet disa dokumente që më parë ishin sekrete në lidhje me masakrimin në vitin 1940 të mijëra oficerëve polakë nga forcat ruse në pyllin Katin pranë qytetit rus të Smolenskut. Presidenti Dimitri Medvedev dha urdhër që dokumentat të publikoheshin në faqen e internetit të arkivave. Megjithatë, dokumentat janë bërë publike fillimisht nga ish presidenti Boris Jelsin. Shumë dokumenta të tjerë mbeten sekrete. Presidenti polak Lech Kazinski, gruaja e tij Maria dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, humbën jetën në një aksident ajror me 10 prill ndërsa udhëtonin për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore për nder të të vrarëve në masakrën e Katinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG