Lidhje

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, diskutim mbi atentatin ndaj gjyqtarit


Këshilli i Lartë i Drejtësisë, diskutim mbi atentatin ndaj gjyqtarit
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, diskutim mbi atentatin ndaj gjyqtarit

Për nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ky institucion nuk mund të mos mbajë një qëndrim të tij mbi gjendjen e krijuar dhe atentatin e egër në të cilin u vra gjykatësi I Vlorës Skerdilajd Konomi javën e shkuar. “Një ngjarje e tillë ka krijuar një preçedent të rrezikshëm, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë nëpunësit shtetëror dhe jetën e sigurinë e të gjithë qytetarë. Prandaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë si organi më i lartë përfaqsues i gjyqsorit përgjegjës për mbrojtjen e gjyqtarëve ka për detyrë të flasë dhe të mbajë një qëndrim zyrtar”

Kjo cështje do të jetë në krye të rendit të ditës së mbledhjes së nesërme të Këshillit. Sipas zotit Spahiu duhet që sa më shpejt autorët e atentatit të dalin para drejtësisë, kushoqofshin tha ai: “Pushteti gjyqsor është duke pritur të bëhet drejtësi jo vetëm për Gjyqtarin Konomi, por mbi të gjitha të vendoset në vend autoriteti shtetëror i cënuar dukshëm nga ky akt. Pothuajse në të gjitha rastet krimet e rënda ndaj njerëzve të drejtësisë kanë mbetur pa autor, por një precedent i tillë, duhet të ndryshojë për vrasjen e gjyqtarit Konomi”.

Zoti Spahiu deklaroi se siguria e gjyqtarëve ka ardhur duke u përkeqësuar: “Në 1 vit e gjysëm, 10 kërkesa për mbrojtje gjyqtarësh të kërcënuar rëndë për jetën e tyre janë marrë në shqyrtim nga Komisioni i Posacëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve dhe aktualisht i ofrohet mbrojtje në total mbi 15 gjyqtarëve, raste të cilat, për arsye diskrecioni dhe sigurie, janë mbajtur të fshehta, por që sot duhet të konsiderohen në vlerësimin e përgjithshëm të situates”.

Mbi ngjarjen u shpreh sot edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i pyetur në komisionin parlamentar të sigurisë: “Jam I bindur që ka qenë një krim I organizuar. Prokuroria mesa jemi në dijeni ka vënë në dispozicion prokurorët më të mirë që ajo ka. Policia nuk ka patur asnjë informacion të mëparshëm apo ndonjë shqetësim të shprehur nga I ndjeri. Për këtë rast policia I ka dhënë grupit hetimor informacione të rëndësishme mbi pistën e mundshme të ngjarjes. Informacione të cilat besojmë dhe shpresojmë të jenë të vlefshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”.

Pak ditë më parë drejtori I Përgjithshëm I policisë Hysni Burgaj u shpreh se Brenda një khe të shkurtër mund të kishte një emër të autorëve të atentatit. Sipas informacioeve të botuara në shtypin shqiptar, cështje që lidhen me pronat e familjes së gjyqatrit në zona të detsinuara për zhvillimin turistik, duket se përbëjnë edhe pistën kryesore të hetimeve.

XS
SM
MD
LG