Lidhje

Ekonomia kineze tregon ngadalësim gjatë periudhës korrik-shtator


Ekonomia kineze tregon ngadalësim gjatë periudhës korrik-shtator
Ekonomia kineze tregon ngadalësim gjatë periudhës korrik-shtator

Zhvillimi ekonomik i Kinës u ngadalësua paksa gjatë periudhës korrik-shtator, si pasojë e ngadalësimit ekonomik në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, si dhe në saje të masave kundër inflacionit nga Pekini.

Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave e Kinës, ekonomia kineze u rrit me ritmin vjetor 9,1 për qind gjatë tremujorit të fundit, ndërkohë që tremujorin e mëparshëm u rrit me 9,5 për qind.

Zyrtarët thonë se megjithë ngadalësimin gjatë tremujorit të fundit, Kina vazhdon të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike.

XS
SM
MD
LG