Lidhje

SHBA: Kina duhet ta lejojë juanin të ndikohet më shumë nga forcat e tregut

  • Zëri Amerikës

Një këshilltare e Shtëpisë së Bardhë për ekonominë tha se Kina duhet ta lejojë monedhën e saj juanin të ndikohet më shumë nga forcat e tregut se sa duke e lidhur atë me dollarin, praktikë që sipas kritikëve amerikanë i jep Pekinit një avantazh të padrejtë tregtar.

Në një intervistë që i dha sot rrjetit televiziv NBC, zonja Kristina Romer tha se "pa asnjë dyshim” administrata Obama dëshiron të shohë forcat e tregut të luajnë një rol më të madh në përcaktimin e vlerës së juanit. Por ajo nuk pranoi të komentojë rreth pyetjes nëse Pekini po e manipulon monedhën e tij.

Ligjvënës të Kongresit amerikan, prej kohësh po e akuzojnë Kinën se e mban artificialisht të ulët vlerën e juanit kundrejt dollarit duke thënë se kjo u jep eksporteve kineze një avantazh në çmim duke dëmtuar krijimin e vendeve të reja të punës në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Romer tha se çështja e monedhës kineze do të jetë një ndër kryesoret gjatë disa takimeve që do të zhvillohen mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre kinezë në muajt e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG