Lidhje

Gajtner, optimist nga vendimi i Kinës për të rritur vlerën e juanit


Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gajtner thotë se vendimi i fundit i Kinës për të lejuar rritje e vlerës së monedhës së saj në krahasim me vlerën e dollarit është "i rëndësishëm" dhe "premtues".

Kritikët e Kinës thonë se Pekini ndërhyn në tregjet valutore për të ulur vlerën e juanit. Një vlerë më e ulët monedhës i bën mallrat kineze më të lira për blerësit e huaj, duke rritur eksportet e Kinës.

Por kohët e fundit Kina ndryshoi politikën e saj dhe lejoi forcat e tregut të luajnë një rol disi më të madh në vendosjen e normave të këmbimit.

Në Uashington të mërkurën, zoti Gajtner mirëpriti ndryshimin, por tha se është "një rrugë e gjatë përpara" për këtë çështje.

Ai tha se Pekini ka bërë ndryshim, pasi kjo është në interesin afatgjatë ekonomik të Kinës.

Sipas zotit Gajtner, juani është rritur rreth 14 për qind përkundrejt dolarrit që nga qershori i vitit 2010.

XS
SM
MD
LG