Lidhje

Apple ndërpret shitjet e IPhone në Kinë


Apple ndërpret shitjet e IPhone në Kinë
Apple ndërpret shitjet e IPhone në Kinë

Kompania Apple thotë se ka ndërprerë shitjet e iPhonit në Kinë pasi klientët që prisnin daljen në treg të produktit u përleshën me rojet e sigurisë dhe hodhën vezë në një dyqan në Pekin.

Klientët që kishin pritur prej orësh jashtë dyqanit për të blerë iPhonin 4S u irrituan pasi mësuan se nuk do të ishin në gjendje të blenin celularin.

Një zëdhënës i Apple tha sot se shitjet u pezulluan për të siguruar klientët dhe punonjësit.

Kompania tha se dyqanet e shitjeve me pakicë në Kinë nuk disponojnë më iPhone por se pajisja mund të blihet online.

XS
SM
MD
LG