Lidhje

Kina përgënjeshtron akuzat për sulmet kibernetike gjatë 5 vjetëve të fundit


Kina përgënjeshtron akuzat për sulmet kibernetike gjatë 5 vjetëve të fundit
Kina përgënjeshtron akuzat për sulmet kibernetike gjatë 5 vjetëve të fundit

Gazeta e Partisë Komuniste të Kinës i mohoi zërat se Kina mund të jetë përgjegjëse për sulmet kibernetike gjatë 5 vjetëve të fundit ndaj më shumë se 70 qeverive, organizatave jo-qeveritare dhe korporatave në mbarë botën.

Në një artikull të botuar sot në gazetën Zhemin Zhibao thuhet se është “papërgjegjshmëri” ta lidhësh Kinën me sulmet në internet. Kompania amerikane e sigurisë së internetit “McAfee” njoftonte të mërkurën se sulmet kibernetike ishin kryer nga një qëndër e vetme. Kompania nuk e përmendte Kinën me emër, por ekspertët thonë se gjithë të dhënat të çojnë drejt Kinës.

Kompania McAfee kishte njoftuar në muajin shkurt se nga një qendër në Kinë, ishte kryer një sulm kibernetik, duke arritur të penetronte në sistemet kompjuterike të të paktën 5 firmave globale në fushën e energjitikës me synimin për të vjedhur informacione rreth tenderave për fushat naftë-mbajtëse dhe për të dhëna të tjera sekrete.

XS
SM
MD
LG