Lidhje

Klinton: Angazhimi amerikan ndaj Izraelit, i palëkundur


Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë dhe të ardhmes së Izraelit është i palëkundur dhe afatgjatë. Por ajo përsëriti mbështetjen amerikane për një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët.

Zonja Klinton deklaroi sot para një organizate të fuqishme proizraelite se përkushtimi ndaj një zgjidhjeje me formulën e dy shteteve bëri që administrata amerikane të dënonte njoftimin e Izraelit këtë muaj se do të ndërtonte banesa të reja për hebrenjtë në Jeruzalemin Lindor.

Megjithatë, ajo i tha Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike se dënimi nuk kishte të bënte me të ashtuquajturën “krenari të vrarë” por i shërbente çuarjes përpara të bisedimeve për paqe.

Izraeli e njoftoi planin për zgjerimin e vendbanimeve ndërkohë që nënpresidenti amerikan Xho Bajden po vizitonte Jerusalemin.

XS
SM
MD
LG