Lidhje

SHBA rikonfirmon angazhimin për t’i dhënë fund skllavërisë moderne

  • Zëri Amerikës

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton tha se qeveria amerikane rikonfirmon angazhimin e saj për t’i dhënë fund skllavërisë moderne.

Duke folur sot në një takim të përvitshëm me grupin presidencial të punës antitrafik, zonja Clinton theksoi se muaji shtator shënon 150 vjetorin e Deklaratës së Emancipimit, të presidentit Abraham Linkoln.

Kjo deklaratë, e lëshuar gjatë luftës civile , liroi mijëra zezakë që mbaheshin si skllevër në shtetet e jugut. Zonja Clinton tha se ky përvjetor është një moment i mirë për vendin që të theksojë atë që ajo e quajti “premtimi i lirisë”.

Zonja Clinton tha se administrata Obama ka bërë përparim në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore , duke theksuar përpjekjet e gjithanshme, mes tyre edhe dhe plani i Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si dhe grantet që mbështesin programet e ndihmës në 37 vende.

XS
SM
MD
LG