Lidhje

Kompania e fotografisë Kodak shpall falimentimin


Kompania e fotografisë Kodak shpall falimentimin
Kompania e fotografisë Kodak shpall falimentimin

Kompania amerikane Kodak, e cila është sinonim i fotografisë për më shumë se një shekull, ka shpallur falimentimin nga eklipsimi i metodave të vetë teknologjisë që ajo ndihmoi të krijojë.

Kompania 132 vjeçare që dikur dominoi industrinë e filmit dhe kameras, ka që nga viti 2007 që del pa fitime. Filmat dhe aparatet fotografikë të prodhuar prej saj u tejkaluan nga fotografia dixhtale. Kompania Kodak tha sot se ajo dhe degët e saj kanë plotësuar dokumentacionin përkatës bazuar në përputhje me ligjin amerikan për falimentimin. Sipas kësaj kompanie nuk përfshihen në këtë falimentimi degët e saj jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kompania tha se ka bashkëpunuar me bankën Citigroup për një plan huaje prej 950 milion dollarësh për të qëndruar në treg deri sa ajo të riorganizohet. Planet janë që kjo kompani të prodhojë printera dhe pajisje të tjera që nuk kanë të bëjnë me industrinë e fotografisë.

Kompania Kodak realizoi fotografitë e parë të marra në Hënë. Ajo ka shkurtuar vit mbas viti punonjësit e saj nga 145 mijë në kulmin e suksesit në vitet 1980, në 19 mijë në ditët tona.

XS
SM
MD
LG