Lidhje

Mosmarrëveshje në Kongres për kohëzgjatjen e shkurtimit të taksave

  • Zëri Amerikës

House floor.

House floor.

Udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se ata nuk janë dakord me versionin e projektligjit të propozuar nga senati për zgjerimin e afatit të shkurtimit të taksave për dy muaj për amerikanët, duke thënë se zgjerimi duhet të bëhet për një vit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u tha gazetarëve se ligjvënësit do të votojnë për projektligjin sonte. Ai tha se dallimet mes Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve duhet të zgjidhen në një konferencë të përbashkët mes dy dhomave të Kongresit amerikan. Zoti Boehner tha se pret që Dhoma e Përfaqësuesve të votojë mbi projektligjin për një afat një vjeçar e jo dy mujor.

Të shtunën senati miratoi me shumicë dërrmuese zgjerimin e afatit të shkurtimit të taksave për një periudhë dy mujore për 160 milionë amerikanë. Presidenti Barack Obama ka thënë se do të përpiqet për zgjerimin e afatit të shkurtimit të taksave për një vit.

XS
SM
MD
LG