Lidhje

Kongresi amerikan pro zgjatjes së shkurtimit të taksave

  • Zëri Amerikës

Kongresi amerikan pro zgjatjes së shkurtimit të taksave

Kongresi amerikan pro zgjatjes së shkurtimit të taksave

Kongresi amerikan miratoi një projekt-ligj, që mban në fuqi shkurtimet e taksave mbi të ardhurave për më shumë se 160 milion punëtorë amerikanë dhe përfitimet afat-gjatë të papunësisë për shumë të tjerë.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e miratuan sot projekt-ligjin me ngut dhe ia dërguan Presidentit Barack Obama për ta nënshkruar në ligj.

Projekt-ligji zgjat afatin e shkurtimeve tëtaksave dhe të përfitimeve deri në fund të vitit. Ato do të skadonin në fund të këtij muaji.

Senatori demokrat, Max Baucus njoftoi arritjen e marrëveshjes dy partiake të mërkurën pas negociatave të gjata mes anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe atyre të Senatit. Projekt-ligji përfundimtar shkurton taksat mesatarisht 20 dollarë në javë. Përkrahësit e projekt-ligjit thonë se ai do t’i japë shtytje ekonomisë, duke u dhënë punëtorëve një shumë shtesë prej 1,000 dollarësh në vit për të shpenzuar.

XS
SM
MD
LG