Lidhje

Një vit burg për kryetarin e Omonias për Korçën, Naum Disho


Një vit burg për kryetarin e Omonias për Korçën, Naum Disho
Një vit burg për kryetarin e Omonias për Korçën, Naum Disho

Gjykata e Apelit në Korçë dënoi me nje vit burg Kryetarin e Organizatës së pakicës greke Omonia për këtë rreth Naum Disho. Dy bashkëpuntorë të tjerë të tij u dënuan me liri me kusht. Zoti Disho u shpall fajtor për dhunimin e varreve dhe ndërtim të paligjshëm në afërsi të fshatit të Boboshtices , rreth 5 kilometër larg qytetit të Korçës.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit në këtë rreth i cili ishte shpallur pak kohë më parë. Prokuroria e Korcës nisi hetimet në nëntor të vitit 2010 ndaj kreut të Organizatës Omonia pas denoncimit të banorëve të Boboshtices për dhunim të varreve të të afërmve të tyre.

Punime në skeletura betoni për ndërtimin e memorialit të një ushtari grek të rënë në luftën italo-greke ishin të pa-autorizuara nga njësia vendore. Po kështu platformat e betonit kishte dëmtuar varrezat vlerësuan prokurorët të cilët kërkuan dënimin në gjykatë me dy vjet burg për kreun e Omonias.

Zoti Disho në mbrojtjen në seancat gjyqësore kishte deklaruar se Memorali ishte ndërtuar me pëlqimin e banorëve dhe punimet sipas tij nuk kishin dëmtuar varrezat.

XS
SM
MD
LG