Lidhje

Shtohet presioni mbi Kinën për masa të forta kundër Phenianit

  • Zëri Amerikës

Kryeministri i Kinës Uen Gjiabao ndodhet në Tokjo për një vizitë tri ditëshe, gjatë të cilës atij mund t’i bëhet më shumë presion që të marrë masa kundër Koresë së Veriut për mbytjen e një anijeje luftarake të Koresë së Jugut. Zoti Uen mbërriti sot në Tokjo nga ishulli turistik Xheju i Koresë së Jugut, ku mori pjesë në një takim të nivelit të lartë Kryeministrin e Japonisë Jukio Hatojama dhe Presidentin e Koresë së Jugut Li Mjun Bak.

Në përfundim të takimit, zoti Uen tha se është “urgjentisht” e domosdoshme shmangija e konfliktit mes dy Koreve, pas goditjes me silurë të luftanijes koreanojogore Çeonan në muajin mars. Por ai nuk u solidarizua me zotin Hatojama dhe zotin Li për të ngarkuar me faj Korenë e Veriut dhe për t’i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të marrë masa ndaj Penianit.

Kina është aleatja e vetme e madhe e Koresë së Veriut dhe ka nguruar deri tani që të marrë ndonjë masë që mund të destabilizojë fqinjin e tij të varfësr. Zoti Uen pritet të zhvillojë bisedime të mëtejshme me zotin Hatojama nesër.

XS
SM
MD
LG