Lidhje

Koreja e Jugut kryen manovra ushtarake rutinë pranë kufirit me Korenë e Veriut


Koreja e Jugut kryen manovra ushtarake rutinë pranë kufirit me Korenë e Veriut
Koreja e Jugut kryen manovra ushtarake rutinë pranë kufirit me Korenë e Veriut

Koreja e Jugut zhvilloi sot një manovër ushtarake rutinë pranë rajonit të debatueshëm kufitar me Korenë e Veriut, megjithë kërcënimin e veriut për hakmarrje, në rastin e shkeljes së kufirit.

Manovrat ushtarake dy orëshe përfshinë artilerinë, mortajat dhe helikopterët. Nuk pati një kundërpërgjigje nga Pheniani ndaj manovrave, edhe pse televizioni shtetëror koreanoverior paralajmëroi për një kundërsulm “të pamëshirshëm”, në rast se shkelen ujërat gjatë operacionit.

Ato u zhvilluan në rajonin e Detit të Verdhë, që ishte objektiv i sulmit me artileri të Koresë së Veriut në vitin 2010, që vrau katër koreanojugorë. Veriu po ashtu i këshilloi banorët e 5 ishujve kufitarë të evakuohen, për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm hakmarrës.

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë plan këtë javë të zhvillojnë një provë të përbashkët me nëndetëse në Detin e Verdhë. Po ashtu, të dy vendet aleate do të fillojnë më 27 shkurt të parat e dy lojërat ushtarake në shkallë të gjerë, ku do të përfshihen mijëra trupa nga të dy vendet.

XS
SM
MD
LG