Lidhje

Riçardson: Koreanoveriorët janë tërhequr nga veprimet e papërgjegjshme

  • Zëri Amerikës

Riçardson: Koreanoveriorët janë tërhequr nga veprimet e papërgjegjshme

Riçardson: Koreanoveriorët janë tërhequr nga veprimet e papërgjegjshme

Ish diplomati amerikan Bill Riçardson tha se koreanoveriorët e kuptuan se e kishin tepruar duke sfiduar komunitetin botëror dhe hodhën një hap prapa në drejtimin e duhur gjatë bisedimeve me të këtë javë.

Duke mbërritur sot në Pekin, zoti Richardson tha se shpreson që 5 ditët e vizitës së tij në Phenian kishin krijuar një hapësirë për rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe me Korenë e Veriut.

Zoti Richardson konfirmoi njoftimet e mëparshme se koreanoveriorët kishin ofruar gjatë vizitës së tij të pranonin kthimin e inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara që u dëbuan nga vendi vitin e kaluar. Ata ofruan gjithashtu të shesin 12 mijë shufra plutoniumi që përdoren për karburant në mënyrë që të mos shfrytëzohene për të prodhuar armë bërthamore.

Qëndrimi ynë ka qënë i palëkundur. Aleanca jonë është me Korenë e Jugut. Unë e respektoj këtë por besoj se qëndrimi i Koresë së Veriut për të mos u kundërpërgjigjur dhe për të rënë dakort për inspektorët bërthamorë të OKB-së, për të rënë dakort për shitjen e disa shufrave të karburantit që është një masë kontrolli, sinjalizon se ata mund të jenë gati për marrëdhënie më konstruktive. Fjalët duhet të kthehen në vepra nga ana e Koresë së Veriut. Ata duhet të ribashkohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndalin aktet agresive që kanë ndërmarrë.

Zoti Richardson tha se beson se Veriu kërkon tani të lëviz në drejtimin e duhur.

Megjithatë, qeveria amerikane dhe ajo e Koresë së Jugut vazhdojnë të jenë skeptikë duke thënë se po presin të shohin në se Pheniani do të marrë hapa pozitivë për të mbajtur premtimet e bëra.

Kemi parë shumë premtime boshe nga Koreja e Veriut për shumë vite me rradhë. Siç kemi thënë edhe më parë, ne do të orientohemi nga ato që bën Korea e Veriut dhe jo nga ato që thotë në kushte të caktuara.

Si Shtetet e Bashkuara edhe Korea e Jugut thanë se në se Koreja e Veriut është e gatshme të lejojë kthimin e inspektorëve, duhet të njoftojë Agjencinë e Energjisë Bërthamore, që kryen inspektimet.

Zoti Richardson i cili ishte në Korenë e Veriut me një mision privat, gjatë kohës që ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB e ka vizituar këtë vend të paktën gjashtë herë.

XS
SM
MD
LG